Orëve të fundit po qarkullon lajmi nëper mediat online se Ali Ahmeti do të dorrëhiqet nga politika, por një gjë e tillë akoma nuk ka burime zyrtare informacioni, shkruan InfoShqip.
Sipas publikimeve, burimet e mediave thonë se koha kur Ahmeti do të dorrëhiqet nga politika do jetë nga muajt Maj – Qershor, apo sic theksojnë ata, ekziston edhe informata tjetër për largimin e Ahmetit në gjysmën e dytë të vitit 2018.
Sa është e vërtetë një gjë e tillë?
InfoShqip në investigimet që bëri tek organet zyrtare konkludon se akoma nuk ka dicka konkrete në lidhje me largimin e Ahmetit nga skena politike, i vetmi burim zyrtar mbi këtë tematikë është deklarata e Ahmetit në një emision televiziv se pozitën e tij brenda Bashkimit Demokatik për Integrim ka filluar ta shqyrtojë./InfoShqip.com










