Në mes të tensioneve me Rusinë, Franca teston raketën e re bërthamore, Macron ndjek nga afër operacionin

Ministria franceze e Mbrojtjes ka njoftuar se ka testuar për herë të parë raketën e re balistike M51.3, e cila lëshohet nga nëndetëset. Testimi u zhvillua në një kohë kur tensionet mes Francës dhe Rusisë janë rritur.

Raketa u lëshua në brigjet e Bretanjës dhe nuk kishte kokë bërthamore, ku i pranishëm ishte dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Testimi kishte për qëllim të verifikonte nëse nëndetësja bërthamore “Le Vigilant” është gati për ta përdorur raketën, pas një procesi mirëmbajtjeje dhe modernizimi.

Ministria franceze ka bërë të ditur se raketa u lëshua pa ngarkesë dhe në përputhje të plotë me detyrimet ndërkombëtare.

Edhe pse në njoftimin zyrtar nuk përmendej Rusia, testimi ndodhi pak ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mos përshkallëzojë tensionet lidhur me Ukrainën, duke iu referuar edhe Kaliningradit, enklavës ruse të rrethuar nga Polonia dhe Lituania.

Macron tha se Franca është sot më e fortë dhe se mesazhi i saj është dërguar “qartë dhe fort”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu