Në momentet kur po prangosej Mijallkovi vetura e ambasadës hungareze u gjet në hotelin ku ai qëndronte

Një makinë me pllaka diplomatike, në pronësi të Ambasadës hungareze në Beograd mbrëmë ishte gjetur në garazhet nëntokësore të hotelit “Merito” në sheshin e Shkupit, njoftojnë nga Libertas duke cituar burimet e tyre.

Makina gjendej në garazhet nëntokësore të hotelit në kohën kur anëtarët e policisë Alfa të urdhëruar nga Gjykata Penale po arrestonin ish-kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov.

Nuk ka informacione nëse vetura me tabela diplomatike që gjendej në garazh ishte vetem një koncidencë apo bëhet fjalë për diçka më shumë.

Kusheriri i Mijallkovit, ish-kryeministri Nikolla Gruevski tashmë edhe zyrtarisht dihet se ka ikur nga Maqedonia me ndihmën e veturës diplomatike hungareze, duke kaluar nga Shqipëria drejt Malit të Zi duke vazhduar drejtë Serbisë për të përfunduar në Hungari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu