Në mungesë të protezave, siriania pa këmbë ecë me ndihmën e dy konservave (VIDEO)

Pamjet rrëqethëse të realizuara në një kamp refugjatësh në Siri, e tregojnë një vajzë pa këmbë, që ecë me ndihmën e konservave, pasi nuk ka mundësi të sigurojë protezat adekuate.

Maya Ali Merhi dhe babai i saj Mohammed, që të dy kanë lindur pa gjymtyrët e poshtme, si pasojë e një çrregullimi të panjohur.

Meqenëse nuk ka mundësi të sigurojë proteza për të bijën, babai i saj mbështolli konservat me material dhe ia përshtati, që ta ketë pak më të lehtë lëvizjen.

“Zemra më thyhet kur e shoh të bijën e vetmuar, teksa shokët e saj luajnë apo vrapojnë”, ka thënë Mohammed, i cili edhe vet ka nevojë për proteza, ndërsa ndihmohet nga duart për të lëvizur.

Së bashku me familjen, ata ishin larguar nga luftimet në Aleppo, ndërsa po jetojnë në një kamp në Idbil.

Rasti i tetëvjeçares është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, megjithatë ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se dikush do t’i ndihmojë, asaj apo edhe të atit në nevojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu