Në një mbishkrim në gjuhën serbe në Bujanoc, bëhet thirrje për vdekjen e shqiptarëve (FOTO)

Vetëm një ditë pas protestës së shqiptarëve në Bujanoc, një mbishkrim provokues është shkruar në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në po atë vend.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu njoftoi se në Shtëpinë e Shëndetit më Bujanoc është shkruar një grafit “vdekje shqiptarëve”.

“Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, ka shkruar ai. Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan dje në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe./BS

FOTO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu