Në pesë vite, 135 të paraburgosur pa arsye, pak prej tyre kërkojnë dëmshpërblim nga shteti

138 persona janë arrestuar pa arsye gjatë pesë viteve të fundit, tregojnë rezultatet e një hulumtimi të Shoqatës për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive “Dëshmitari”, shkruan TVM 2, transmeton FLAKA.mk

Edhe pse ekziston mundësia ligjore për të paditur shtetin dhe për të marrë dëmshpërblim, shumë pak njerëz e shfrytëzojnë atë pasi procedurat e stërzgjatura burokratike dekurajojnë të dëmtuarit të cilët vlerësojnë se nuk ia vlen mundimi për sasinë e ulët të dëmshpërblimit në fund të procesit.

Sipas ligjit, për një ditë paraburgimi të paligjshëm i dëmtuari duhet të kompensohet prej 2500 deri më 3000 denarë.
“Gjatë pesë viteve të fundi, 138 qytetarë të Maqedonisë janë mbajtur në mënyrë të padrejtë në proces të paraburgimit, kurse më pas ndaj tyre as që është ngritur procedurë për kompensim”,- tha koordinatori i hulumtimit, Sashe Dimovski.

“Qytetarët duhet ta dinë se kanë mundësi të marrin dëmshpërblim nga buxheti shtetëror për masën e paraburgimit nëse vendimi i gjykatës i nxjerr ata të pafajshëm. Statistika ka nxjerrë në pah se ka raste kur masa e paraburgimit ka zgjatë më shumë se 90 ditë, por nuk është bërë kompensim i dëmeve nga ajo masë”,- theksoi pjesëmarrësja në hulumtim, Gordana Buzharovska.
Ambasadori holandez thotë se masa e paraburgimit duhet të jetë opsioni i fundit i procesit gjyqësor dhe se kompensimi për të është në dëm si të shtetit, por edhe të qytetarëve në përgjithësi.

“Duhet të dihet se paraburgimi duhet të jetë vendimi i fundit i procesit gjyqësor, sepse kjo shkon në dëm të qytetarëve, por edhe të shtetit në përgjithësi. Ekspertët dhe institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin masa për të përmirësuar statusin e të drejtës së njeriut në Maqedoni”,- u shpreh ambasadori i Holandës në RM-së, Valter Plomp.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu