Në prag të festave kombëtare të 28 Nëntorit, kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu ka pritur në ambientet e komunës ish ushtarët e UÇK-së që njëkohësisht e uruan edhe për mandatin e rri në krye të komunës së zhelinës, transmeton InfoShqip.
Ndër tjerash Sejdiu në takim tha se në 20 vitet e fundit gjitha përfitimet janë bërë në emër të UÇK-së, por janë pikërisht ish-luf tëtarët shtresa që e ka vuajtur më shumë periudhën e pasluf tës.
Në vazhdim mund ta lexoni të plotë deklaratën e Sejdiut:
“Ishte kënaqësi e veçantë të pranoja në komunën e Zhelinës ish ushtarët e UÇK-së, të cilët përveç që më uruan për mandatin e ri, shtruam edhe disa çështje bashkëpunimi organizativ, me qëllim që të mbahet gjallë kujtimi i kontrubutit të shenjtë që dhanë të gjithë veteranët dhe të rënët në vitin 2001.
Ne të gjithë e dijmë se krejta përfitimet të 20-të vjeçarit të fundit janë bërë në emër të UÇK-së dhe nga ana tjetër pikërisht këta, janë shtresa që më së shumti kanë vauajtur në periudhën e pasluftës, si pasojë politikës së dështuar.
Për ne, kontrbuti i tyre gjithmonë do të ngelet në kujtimet më të lavdishme kombëtare, pasi falë atij kontributi ne sot jetojmë të lirë dhe në paqe. Qoftë i paharruar kujtimi për ta!“- shkruan ai në Facebook./InfoShqip.com









