Në Qipron Turke mbërrin droni i parë nga Turqia

Mjeti ajor pa pilot (IHA- dron pa armatime) pasi u ngrit nga baza ajrore detare Dalaman e Turqisë mbërriti në aeroportin Geçitkale të Republikës Turke të Qipros Veriore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Punimet e nisura pas vendimit të marrë lidhur me përdorimin e aerportit Geçitkale të Qipros turke për aktivitetet që do të ndërmerren nga dronët janë në vazhdim.

Këshilli i Ministrave të Qipros Turke, të premten mori vendim që aeroporti Geçitkale të përdoret për aktivitetet që do të ndërmerren me dronë. Qeveria e Qipros Turke pas kërkesës së bërë nga Turqia mori vendim që aeroportin Geçitkale ta vendosë në përdorim të Komandës së Forcave Paqëruajtëse Turke në Qipron Veriore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu