Në rrethin e dytë OBRM-PDUKM ka fituar në 20 komuna, LSDM në shtatë

Ka përfunduar rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, të cilat kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Aleksandar Dashtevski, i vlerësoi si të suksesshme.

KSHZ i ka publikuar rezultatet e para jozyrtare, sipas të cilave në rrethin e dytë, OBRM ka fituar në 20 komuna, LSDM në shtatë, BDI në shtatë, Aleanca për Shqiptarët/Alternativa dhe Lëvizja Besa kanë fituar nga dy komuna, ndërsa nga një komunë kanë fituar PDSH, GROM dhe koalicioni PLD/RDM.

Në rrethin e dytë ka fituar edhe kandidatja e pavarur për Bashkinë e Shkupit, Danella Arsovska, e cila është mbështetur nga OBRM-PDUKM. Ndërsa kandidat i pavarur ka fituar edhe në Kumanovë, gjegjësisht Maksim Dimitrievski.

Rezultatet përfundimtare, siç kanë paralajmëruar nga KSHZ, do të publikohen gjatë ditës së sotme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu