Në Rusi fillojnë protestat kundër Putinit

Në të gjithë Rusinë, njerëzit kanë filluar të mblidhen për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Presidentit Vladimir Putin për të vendosur mobilizim të pjesshëm.

Qindra rusë u mblodhën në qytetet e largëta lindore të Tomsk dhe Novosibirsk.

Ndërkohë janë bërë arrestimet e para.

Këto shifra mund të rriten ndjeshëm sonte, pasi lëvizja kundër luftës Vesna ka bërë thirrje për protesta në qytete dhe qyteza anembanë Rusisë në orën 19:00 me orën lokale.

“Nuk duhet të vdesësh për Putinin. Në Rusi, ata që ju duan kanë nevojë për ju”, tha njëri nga organizatorët./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu