Në Shkup dje 13 aksidente, një me lëndime të rënda

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit kreu ekspertizë në gjithsej 13 aksidente. Në njërin prej tyre një person u lëndua lehtë, në dy aksidente dy persona janë lënduar më lehtë dhe 10 aksidente janë me dëm material.

Siç njoftuan nga SPB – Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara nga pjesëmarrësit në komunikacion nga policia rrugore, janë zbuluar dhe janë sanksionuar numri më i madh i shkeljeve.

Janë sanksionuar katër drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 23 drejtues e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe 10 drejtues të cilët gjatë drejtimit të automjetit motorik e kanë përdorur celularin gjegjësisht nuk e kanë mbajtur rripin e sigurimit.

Janë ndaluar edhe 50 automjete të cilat janë parkuar jashtë rregullave dhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në semafor të kuq.

Me ndihmën e automjetit special karrotreci, gjatë ditës së djeshme janë hequr 68 automjete të cilët në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të komunikacionit motorik ashtu edhe të këmbësorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu