Në Shkup filloi xhirimi i serialit të ri turk “Ninulla ballkanike”

Në Shkup kanë nisur xhirimet e serialit të ri turk “Ninulla ballkanike”, i cili do të shfaqet në televizionin shtetëror të Turqisë, TRT 1. Sipas producentëve të serialit, xhirimet kanë nisur më 14 maj, ndërsa në filmin serik do të shfaqen rrëfimet e sinqerta dhe të gëzueshme të popujve ballkanik. Ky film serik do të shfaqet në TRT 1 gjatë verës.

Seriali do të tregojë rrëfimin e dashurisë së dy të rinjve të nacionaliteteve të ndryshme në Shkup, i cili për 600 vjet ishte një qytet osman, ku së bashku jetojnë kombësi të ndryshme, si turq, shqiptarë, maqedonas. Do të tregohet beteja e tyre në drejtim të asaj që në emër të dashurisë ta arrijnë atë që është e pamundur.

Producentët e serialit janë Yalçın Arı dhe Uğur Uzunok, regjisor është Doğan Ümit Karaca, ndërsa skenarist Uğur Uzunok. Muzika e serialit do të punohet nga Alper Atakan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu