Në Shqipëri për 4 muaj deputet bëhesh milioner: E konfirmon Kujtim Gjuzi (FOTO)

Kujtim Gjuzi, kryetar i partisë konservatore qe ne zgjedhjet e 30 qershorit mori zero vota ne gjithë Shqipërinë, arriti të bëhet deputet në Parlament, pasi opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet.

Ajo që ra menjëherë në sy te Gjuzi, ishte artikulimi pak i çuditshëm për dikë që merret me politikë, por jo vetëm kaq. Edhe aksesorët e tij, si ora, celulari dhe makina.

Së fundmi, vetëm 4 muaj pasi u bë deputet, Gjuzi, që duket se është i fiksuar pas aksesorëve, ka ndërruar makinë.

Ai eshte pare ne ambientet e Kuvendit me nje makine te re Tuareg, sic e shihni ne fotot me poshte te siguruara nga Panorama, teksa e ka parkuar para zyres se Kryetarit te Kuvendit Gramoz Ruci.

Me pare ai perdorte nje Benz 240-c, te cilen, ne nje video qe qarkulloi ne mediat sociale, shihej teksa e lante ne rruge.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu