Vala e ftohtë ka kapluar gjithë rajonin. Në Slloveni situata është dramatike; bie borë në mes të stinës së verës. Borë ka rënë edhe në maje të Trigllavës në lartësi mbidetare 2 mijë e 515 metra ndërsa në pjesë të tjera ka rënë shi. Edhe në Serbi ka patur stuhi, ndërsa në Kosovë para disa ditësh ka patur rreshje shiu të rrëmbyeshme, transmeton InfoShqip.com