“Në veri, situatë jonormale, serbët nuk po dalin as nga shtëpitë”

Aktivistja e shoqërisë civile në Mitrovicë, Nerimane Ferizi ka thënë në Info10 se nuk pret të ketë proces zgjedhor normal në veri të vendit.

Zgjedhjet në Mitrovicë do t ëjenë shumë të vështira me u zhvilluar. Në asnjë mënyrë ata s’do të marrin pjesë në këto zgjedhje përveç shqiptarëve. Kurse zgjedhjet në veri, përveç votuesve shqiptarë do të jenë problematike. Mendoj që s’ka me qenë një process zgjedhor normal”, tha Ferizi.

Ajo tha se në bazë të informacioneve që ka, në veri situata është e tensionuar, madje serbët nuk po dalin as nga shtëpitë e tyre.

Shpresoj që situate të mos tensionohet, por në bazë të informacione që i kam nga veriu, ata janë në një gjendje tensioni për shkak se të gjithë kanë dhënë dorëheqje, asnjë prej tyre nuk është duke dalë prej shtëpijave të tyre. Thuhet se është një situatë jonormale”, tha Ferizi në Info10.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu