Nedellkova: Gjykata speciale nuk është e nevojshme, Supremja nuk do ta formojë

Nuk ekziston mundësi ligjore dhe kushtetuese të delegohen gjykatës special ose të formohet gjykatë e veçantë për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike”, deklaroi sot kryetarja e Gjykatës Supreme, Lidija Nedelkova dhe me këtë demantoi se Gjykata supreme është përfshirë në procesin për zgjedhjen e gjykatësve të veçantë. Informatat se ajo është përfshirë në atë proces vijuan pasi që Nedellkova kishte takim me ambasadorin Bejlli, ndërsa mediumet proqeveritare procedurën e Nedellkovës e karakterizuan si tradhëtuese, transmeton Zhurnal.

“Gjykatësit mjaftueshëm janë të përgatitur për kryerjen e punës së tyre. Nëse gabojnë kanë të drejtë të përmirësimit. Prej ku do t’i sjellim ata gjykatës special? Prapë se prapë nga vetë gjykatat. Nëse bëhet gjykatë speciale do të kemi vetëm dëm më të madh se sa dobi. Nuk mundemi t’i ndajmë gjykatësit në të mirë dhe të këqinj dhe se disa punojnë sipas ligjit ndërsa të tjerët jo, dhe tani disa të jenë special. Ne nuk kemi asnjëfarë mundësie të zgjedhim gjykatës, si Gjykatë Supreme. Secila gjykatë ka orar sipas së cilit i ndan dhe i punon lëndët. Sigurisht ashtu do të jetë edhe me lëndët e PSP-së”, përfundoi Nedellkova.

Në lidhje me takimin me Bejlin theksoi se ajo ka qenë e rregullt dhe se shumë ambasadorë kanë kërkuar takime me atë ku është biseduar për gjendjen në gjyqësor. Nedellkova kishte drekë pune me gazetarët ku u fol për transparencën e gjyqësorit, gjegjësisht të definohet modeli si Gjykatë Supreme të jetë më i kapshëm për mediumet, ndërsa me atë edhe deri te opinioni. Edhe pse Nedellkova është para përfundimit të mandatit si kryetar, prapë se prapë mendon se asnjëherë nuk është vonë të fillohet me punë më transparente dhe gjykata të jetë më e dukshme në opinion./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu