Negociatat me PD, Fatmir Mediu zbulon dy kërkesat që i ka bërë Lulzim Bashës për 25 Prillin

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka rrëfyer në emisionin “Log” se disa ditë më parë është takuar me kreydemokratin Lulzim Basha.

Ai është shprehur se kërkesa e tij janë 2 kandidatë në Tiranë, ku ai vetë të jetë në listën e sigurt, ndërsa kandidati tjetër të jetë në një pozicion të diksutueshëm.

Gjithashtu ai është shprehur se në Shkodër u takon vendi i 6 apo 7, ashtu si edhe në Fier, në Korçë 8-ti apo 9-ti, dhe në Elbasan i 5-ti, 6-ti apo 7-ti.

“Para 2-3 ditëve kam qenë me zotin Basha. 90% të kohës e kemi konsumuar për mënyrën si duhet të dalë, organizohet opozita. Fatmir Mediu psh do të kandidojë në Tiranë. Sipas votave i takojnë 2 kandidime në Tiranë. Sepse ne kemi nxjerrë 36 kandidatë, po shkojmë te 2, të tjerët do të jenë mbështetës të kandidatëve të listës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu