Negociatat, Rama takon komisionerin Johannes Hahn

Kryeministi Edi Rama ka zhvilluar sot takim me komisionerin Johannes Hahn për të rejat më të fundit në lidhje me çështjen e negociatave.

“Bruksel, me Komisionerin Hahn për të rejat e fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian”, shkruan Rama në Facebook.

Ndwrkohw sot dhe neswr nw Kwshillin Europian do të mblidhen liderët e 28 vendeve pjesëtare të BE-së, të cilën do të vendosin lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to. Ndërkohë një ditë më parë Macon nuk u bind për hapjen e negociatave për Shqipërinë edhe pas tentativave të Gjermanisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu