Nëna e Rita Orës: Pres me padurim të bëhem gjyshe

Nëna e Rita Orës, Vera, ka treguar më shumë detaje rreth jetës së këngëtares me famë botërore. E pyetur nga gazetari në lidhje me partnerin që është aktualisht krah Ritës, ajo u shpreh se kryesore është lumturia e vajzës së saj:

“Unë dhe Besniku duam që Rita të jetë e lumtur. Dhe ajo është e lumtur për momentin dhe kjo është pika fillestare”.

Nuk mund të mungonte as një pyetje pikante, rreth dëshirës së saj për t’u bërë gjyshe. Nëna e yllit botëror tregoi se ka shumë dëshirë që në të ardhmen të bëhet me një nip ose mbesë nga Rita.

“Unë si prind e pres me padurim të bëhem gjyshe, në të ardhmen kam dëshirë”, ka theksuar ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu