Nëna i jep foshnjes të pijë cigare elektronike dhe qesh, rrjeti shpërthen (VIDEO)

Pamjet shqetësuese të një djali të vogël që i jepet për të thithur një cigare elektronike, ndërkohë që nëna e tij qesh kanë bërë xhiron në rrjet duke shaktuar një revoltë.

Video tregon foshnjën që kollitet pasi thith avullin toksik, teksa kërkohet që fëmija të largohet nga nëna.

Në një klip, një grua dëgjohet duke thënë, ‘Do ta provosh?’ ndërsa ia jep djalit ta pijë.

Fëmija shihet duke u përpëlitur teksa kollitet dhe përpëlitet me gratë që shikojnë duke qeshur me reagimin e tij.

Pasi u njoftua për videot, policia e NSW shkoi në një shtëpi në Kempsey, në Bregun e Mesit të Veriut për të kontrolluar mirëqenien e fëmijës 10-muajsh.

Djali është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu