Nëna me Covid-19 nga Kumanova në gjendje stabile, testohet foshnja e saj

Burime nga Klinika Gjinekologjike informojnë se gjendja e lehonës nga Kumanova që gjatë natës së djeshme u diagnostifikua me virusin korona është stabile dhe e njëjta tashmë gjendet në Klinikën Infektive.

Foshnja e saj po mbahet në Klinikën e Gjinekologjisë dhe po ashtu është në gjendje të mirë shëndetësore. Është marrë materiale për testimin e foshnjës për Covid-19 , rezultatet pritet të publikohen gjatë ditës së sotshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu