Kryetari aktual i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski nëse nuk merr mbështetjen e organeve partiake të LSDM-së dhe koalicionit të saj për tu rikandiduar edhe për një mandat, ai do të garojë në zgjedhjet e 15 tetorit si kandidatë i pavarur, mëson ZHurnal.mk
Meqë organet partiake të LSDM-së ende nuk kanë marrë asnjë vendim për kandidatë për Komunën Qendër, Andrej Zhernovski, kryetari aktual i Komunës Qendër, të shtunën i ka tubuar nënshkrimet e nevojshme me ligj që të rikandidohet edhe njëherë për kryetar të Komunës Qendër, komunës më urbane të Shkupit.
LSDM-ja ende nuk është prononcuar se a do ta mbështes kandidaturën e Zhernovskit për kryetar të Komunës Qendër. Deri në këtë moment partia e Zaevit nuk ka përcaktuar asnjë kandidatë për komunën Qendër.










