“Nëse BE nuk mund ta pranojë Turqinë, kjo do të jetë lehtësim për ne”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë se nëse Bashkimi Evropian (BE) e konkretizon qëndrimin ndaj Turqisë dhe thekson se nëse vendi nuk do të anëtarësohet në Union atëherë kjo do të jetë një lehtësim për Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA)

“Nëse BE-ja shprehet qartë dhe hapur në këtë çështje, pra, nëse shprehet se nuk mund ta pranojnë Turqinë në BE, atëherë kjo do të jetë lehtësim për ne”, tha Erdogan në një intervistë për programin HARDtalk të BBC-së në të cilën foli për marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së.

Në pyetjen “Nëse është më mirë që Turqia të qëndrojë brenda apo jashtë BE-së?, presidenti Erdoğan ka deklaruar: “Ne e mbajmë premtimin që kemi dhënë. Por, nëse BE-ja shprehet qartë dhe hapur në këtë çështje, pra nëse shprehet se nuk mund ta pranojnë Turqinë në BE, atëherë kjo do të jetë lehtësim për ne. Ndërkohë edhe ne vendosim në zbatim planin tonë B dhe planin C. Pra, BE-ja për ne nuk është një vend i domosdoshëm. Turqia është një vend që qëndron mbi këmbët e saj. Turqia sot është një vend ku të ardhurat kombëtare për frymë tejkalojnë 11 mijë dollarë”.

Ndërsa ndaj pyetjes: “Personalisht më duket sikur ju thoni se do të jetë më mirë që Turqia të qëndrojë jashtë BE-së”, presidenti Erdoğan është përgjigjur:

“Në kohën kur isha kryeministër qasja e tyre ndaj nesh në Samitin e Liderëve në BE ishte i tillë. Shpreheshin se Turqia ka kryer një revolucion të heshtur, ndërsa tani po e njëjta Evropë fatkeqësisht ashtu sikurse nuk na kanë ftuar në Samitin e Liderëve, vazhdon zvarritjen. Aktualisht shumica e popullit tim faktikisht nuk e dëshiron BE-në. Gjithashtu edhe qëndrimin e saj nuk e shohin si të sinqertë. Prandaj, pavarësisht kësaj ne do të vazhdojmë edhe për një kohë sinqeritetin tonë ndaj BE-së dhe të shikojmë deri ku do të arrijë?”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu