Nëse Salah vendos të largohet drejt Realit, Liverpool e gjen zëvendësimin me talentin 18-vjeçar nga Turqia

Egjiptiani Mohamed Salah ka shkëlqyer në sezonin debutues në Anfield duke realizuar 40 gola dhe duke asistuar 13 herë në 45 paraqitje. Media të shumta kanë spekuluar se Salah gjatë verës mund të largohet nga Liverpool por gjithashtu edhe vet Salah ka pranuar se klubet elitare si Real Madridi i janë vënë pas atij, shkruan InfoShqip.

Por ekipi i Liverpool mendon ta zëvendëson me Abdulkadir Omur talentin 18-vjeçar, i cili ka pasur paraqitje të mira këtë sezon me skuadrën e Trabzonsporit, e cila gjë ka rënë në syrin e zbuluesve të talentëve të skuadrën angleze.

Lojtari turk shihet si pasardhës i super sulmuesit egjiptian, Mohamed Salah, i cili besohet se do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës. Gjithashtu sipas portalit Fotomac, edhe Tottenham Hotspur po interesohet për shërbimet e futbollistit që luan me këmbën e majtë.

Kontrata e futbollistit mbaron në verën e vitit 2022, por Trabzonspor është i gatshëm të heq dorë prej Omurit për 15 milionë euro. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu