Nëse s’ka zgjidhje për presidentin, këto janë datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve

Eugen Cakolli nga KDI ka treguar datat që do të mund të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, nëse dështon zgjedhja e presidentit.

Ai ka bërë me dije si data kushtetuese shihen 31 maj ose qershori

“Në rast se nuk do ketë përfshirje të Kushtetueses me ndonjë lëndë, ekzistojnë dy data: 7 qershor dhe 31 maj, si datat e vetme kushtetuese”, ka deklaruar Cakolli.

Ai ka treguar edhe në ndikim që mund të ketë në këto zgjedhje.

“Por, cilado që të jetë data, diçka dihet me siguri: disa nga komisionerët që numëruan vota në zgjedhjet e fundit, tani zgjedhjet e reja potenciale, ka mundësi t’i presin në paraburgim. Ky precedent, pritet që të ketë jopak ndikim, në perceptimin publik”, ka vlerësuar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu