Nëse udhëtoni për në Serbi, keni ‘kujdes’ nga ‘gjobat’: Shumat janë mjaft të “kripura”, shkojnë deri në një mijë euro

Këtë periudhë të vitit, maqedonasit shpesh udhëtojnë në Serbinë fqinje për ski. Megjithatë, është shumë e rëndësishme që shoferët t’u binden rregullave dhe rregulloreve të trafikut pasi policia serbe është e pamëshirshme. Cilat janë dënimet për shpejtësinë e lejuar?

Varësisht se ku bëhet tejkalimi i shpejtësisë, gjobat mund të kushtojnë nga 3.000 (1.500 MKD) deri në 120.000 dinarë (60.000 MKD). Gjithashtu, disa vepra dënohen me burgim deri në 60 ditë.

Përveç gjobës dhe dënimit me burg, mund të merrni edhe një masë mbrojtëse që ju ndalon të drejtoni automjetin deri në 12 muaj.

Për shpejtësi deri në 10 km/h gjobat variojn prej 3.000 dinarë (1.500 denarë), ndërsa për tejkalimin e 11-20 km/h gjoba është prej 5.000 deri në 10.000 dinarë (nga 2.500 deri në 5.000 denarë).

Tejkalimi i shpejtësisë nga 21 km/h në 50 km/h nënkupton gjobë prej 6.000 deri në 20.000 (3.000 deri 10.000 denarë) dinarë dhe ndalim të vozitjes për 30 ditë.

Për tejkalim të shpejtësisë nga 51 deri në 70 km/h, gjoba është prej 15.000 deri në 30.000 (7.500 deri 15.000 denarë) dinarë dhe së paku 4 muaj ndalim të vozitjes.

Nëse shpejtësia e lejuar tejkalon 70 km/h, ajo vepër konsiderohet vozitje e dhunshme dhe dënohet me 15 ditë burg ose nga 100.000 deri në 120.000 dinarë, (50.000 deri në 60.000 denarë) dhe së paku 8 muaj ndalim të vozitjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu