Nesër fillon heshtja zgjedhore në Maqedoni

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) informon se për shkak të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Komunës së Tetovës dhe kryetarëve të Komunës së Mavrovës dhe Rostushes dhe Qendër Zhupës prej 19 gusht fillon heshtja zgjedhore dhe do të zgjatë deri në ora 19:00 të 20 gushtit.

Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore ndalohet paraqitja mediatike e pjesëmarrësve në fushatë zgjedhore.

Ndryshe, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme informoi se në gjashtë vendvotime në territorin e komunës së Mavrovës Rostushë janë të regjistruar në listën zgjedhore më pak se 10 votues, kështu që aty nuk do të votohet.

Votuesit shkojnë në vendvotimet më të afërta, ndërsa Komisioni Zgjedhor Komunal në Mavrovë Rostushë duhet të organizojë votimin për kryetar komune të këtyre qytetarëve të shtunën më 20 gusht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu