Netanjahu habit me deklaratën: Kundër Iranit punojmë edhe nga afër edhe nga larg

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu sot deklaroi se vendi i tij punon në “të gjitha rajonet, nga afër dhe nga larg” kundër Iranit.

Ai në seancë qeveritare theksoi se Izraeli punon me vendosshsmëri që të kundërshtojë armën precize që mund të përdoret kundër tij, por edhe si ta parandalojë Iranin të vendosë prani ushtarake në Sirinë fqinje.

Deklarata e Netanjahut pasoi pasi që dje një përfaqësues ushtarak izraelit deklaroi se Izraeli në 18 muajt e parë ka goditur gjithsej mbi 200 caqe iraniane në Siri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu