Nevzat Bejta ka një mesazh për Taravarin

Edhe publikisht VMRO-DPMNE është shprehur kundër regjistrimit të mërgimtarëve në procesin e regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut e që pritet të realizohet gjatë vitit 2020.

Duke u nisur nga ky fakt dhe duke e pasur para sysh që Arben Taravari është në koalicion me VMRO-DPMNE në nivel të pushtetit lokal, i bëjmë thirje që të distanohet nga koalicioni me ketë parti, për aq kohë sa partia e Mickovskit është kundër projekt ligjit ku mërgimtarëve shqiptarë u mundësohet që të regjistrohen si shtetas të RMV-së.

Në të kundërtën, shqiptarët me të drejtë do të dyshojnë se Arben Taravari dhe partia që përfaqëson ai, pajtohen me politikat destruktive ndaj shqiptarëve që artikulon VMRO-DPMNE.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here