New York-u ndalon armët në shumë vende publike

Shteti amerikan i New York-ut ka miratuar një ligj që ndalon mbajtjen e armëve në shumë vende publike, duke përfshirë Times Square, ndërsa ata që kërkojnë leje për të mbajtur një armë do të duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në të shtënat dhe t’u ofrojnë zyrtarëve qeveritarë profilet e mediave sociale për shqyrtim.

Ky ligj u miratua në një seancë të jashtëzakonshme legjislative dhe miratimi i tij u nxit nga vendimi i javës së kaluar nga Gjykata e Lartë e SHBA, e cila rrëzoi ligjet kufizuese 100-vjeçare të armëve në New York.

Shumica e gjyqtarëve konservatorë të Gjykatës së Lartë vendosën për herë të parë në histori që Kushtetuta e SHBA garanton të drejtën për të mbajtur armë në publik për vetëmbrojtje.

Udhëheqësit demokratë të New York-ut dënuan vendimin e Gjykatës së Lartë, sepse ata besojnë se më shumë pronarë të armëve do të çojnë në më shumë dhunë me armë.

Ata pranojnë se duhet të lehtësojnë kërkesat e licencimit për të respektuar vendimin, por do të përpiqen të mbajnë sa më shumë kufizime të jetë e mundur në emër të sigurisë publike.

Disa nga këto kufizime do t’i nënshtrohen veprimeve ligjore.

Gjykata e Lartë vendosi se për shkak të kërkesave për leje të New York-ut që nga viti 1911, zyrtarët e shtetit kishin shumë liri për të refuzuar një leje.

Guvernatorja demokrate r New York-ut, Kathy Hochul thirri seancën urgjente dhe tha se ligjet e mëparshme të New York-ut për armët kanë rezultuar që qyteti të ketë shkallën e pestë më të ulët të vdekjeve nga armët nga 50 shtetet.

“Shteti ynë do të vazhdojë të mbrojë qytetarët pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë,”
tha ajo gjatë një konferencë ndërsa ligjvënësit debatonin projektligjin.

“Ata mund të mendojnë se mund të ndryshojnë jetën tonë me një goditje të stilolapsit, por ne kemi gjithashtu një stilolaps,” shtoi ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu