“Neymar është një palaço i vërtetë që kërkon faullet më të lehta”, Zambrano godet brazilianin

Mbrojtësi i Perusë, Carlos Zambrano e ka quajtur Neymarin si ‘palaço’ i cili kërkon faullet më të lehta në lojën e futbollit.

Superylli i Paris Saint-Germain ka qenë në detyrë ndërkombëtare me Brazilin dhe ata mundën Perunë 4-2 të mërkurën mbrëma.

Ai shënoi një het-trik me dy nga ato gola që erdhën nga pika e bardhë – diçka që Zambrano mendon se lojtari e kishte planifikuar gjatë gjithë kohës.

“Sinqerisht, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, një nga më të mirët në botë, por për mua ai është një palaço i vërtetë”, ka thënë fillimisht Zambrano për Goal.

“Neymar është i vetëdijshëm për gjithçka që bëri në fushë, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm por po kërkonte edhe faullin më të vogël, faullin më të lehtë”.

“Në zonën e penalltisë ai u hodh katër ose pesë herë për të parë nëse do t’i jepnin një penallti dhe në fund ai e arriti qëllimin e tij, me dy penallti, por ato nuk ishin”, përfundoi mbrojtësi i Boca Juniors.

Golat e Neymarit e ndihmuan atë të kalonte legjendën Ronaldo Nazario në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërat, me 28-vjeçarin që tani ka 64 gola me Brazilin.

Pele është shënuesi rekord i të gjitha kohërave me 77 gola në emër të tij dhe Neymar duket se do ta mposhtë atë në vitet e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu