Neymar për Gonzalez: Pendohem që nuk i rashë shpullë në fytyrë këtij trapi

Neymari e ka shprehur pendimin pse nuk ka ndërmarrë veprim më të ashpër kundër Alvaro Gonzalezit të Marseille, të cilin e akuzon për racizëm gjatë takimit të tensionuar të dielën në Ligue 1.

Paris Saint-Germain humbi 1:0 kundër Marseille, por ndeshja u prish nga skenat e shëmtuara në fund të takimit, pasi pesë futbollistë u përjashtuan me kartonë të kuq për shkak të përfshirjes në një përleshje në fushë.

Neymari ishte i fundit që u përzë nga fusha për shkak se e qëlloi me shpullë pas qafe Gonzalezin.

Rrugës jashtë fushës, sulmuesi brazilian e akuzoi mbrojtësin spanjoll për racizëm.

Neymari mendon se veprimet e tij ishin të arsyeshme dhe nuk u përmbajt as pas ndeshjes, në një reagim në rrjetet sociale.

“Pendesa ime e vetme është pse nuk e qëllova në fytyrë atë trap”, shkroi Neymar në Twitter.

Neymar shkroi përsëri në Twitter më vonë, duke e akuzuar Gonzalezin se kishte e kishte ofenduar në fushë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu