Neymar: Ronaldo do t’a ndryshojë futbollin italian

Cristiano Ronaldo nënshkroi një kontratë 4 vjeçare me ekipin Italian Juventus këtë verë, përcjell “Zeri.info”

Ndërsa për media futbollisti brazilian tha se Ronaldon do t’a ndryshojë futbollin italian.

Neymar i cili i hodhi poshtë spekulimet për lëvizje në Real Madrid, ka thënë se ai do të qëndrojë në Paris Saint-Germain dhe që s’ka anjë dyshim se Cristiano Ronaldo do të ketë një ndikim masiv në Serie A, vazhdon më tutje “Zeri.info”.

“Unë mendoj se Ronaldo do t’a ndryshojë futbollin italian dhe do të jetë përsëri ai futbolli italian që pashë prej se isha fëmijë, sepse Cristiano Ronaldo është një lojtar i madh” tha Neymar , transmeton “Zeri.info”.

Jam i lumtur për vendimin e tij, sepse nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u larguar nga Madridi, i uroj fat të mirë mirëpo jo kundër Paris Saint –Germain


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu