Neymari luan ‘El Clasicon’ e fundit, u jep lamtumirën edhe futbollistëve të Realit (VIDEO)

Neymar Jr. po i afrohet çdo herë e më shumë largimit të tij nga Barcelona drejt Paris Saint-Germainit.

Ylli brazilian i Barcelonës, Neymar si duket ka luajtur mëngjesin e së dielës ‘El Clacicon’ e tij të fundit.

Kjo pasi të gjitha mediat evropiane e japin të kryer transferimin e tij te PSG për 222 milionë euro, i cili do të bëhet zyrtare në javën e ardhshme.

Një gjest i ri që ushqen thashethemet për largimin e tij ishte edhe ai që ndodhi pas ndeshjes ndaj Real Madridit të fituar me rezultat 3-2 nga Barcelona.

Gazeta spanjolle Marca ka shpërndarë një video ku shihet se si Neymar hyri në dhomat e zhveshje së Real Madridit për t’iu dhënë lamtumirën kundërshtarëve të tij dhe u largua pas 15 minutave me dy fanella në dorë.

Sipas mediave spanjolle, Neymar kishte në duar fanellat e dy bashkëkombësve të tij, Marcelos dhe Casemiros, pasi me Sergio Ramosin e kishte ndërruar më herët. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu