Neymari nuk është shënjestra kryesore e Barcelonës

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, është në listën e dëshirave të Barcelonës, mirëpo ai nuk është prioritet i drejtorëve të klubit.

Dy shënjestrat kryesore të katalunasve për afatin e ardhshëm kalimtar janë Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic.

Duket se do të jetë e pamundur që klubi spanjoll të mund të paguajë transferimin e të tre lojtarëve të lartpërmendur, prandaj braziliani është lënë si alternativë.

Neymar, i cili u largua nga Camp Nou në vitin 2017, është lidhur vazhdimisht me një rikthim te Barca dhe ai gjithmonë ka qenë i hapur për një gjë të tillë.

Sidoqoftë, shefat e klubit i duan në radhë të parë sulmuesin e Interit si partner të Lionel Messit në fazën ofensive dhe yllin e Juventusit për mesfushën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu