Nga 1 janari pensioni minimal në Mal të Zi 450 euro

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Milojko Spajiq e ka mbajtur premtimin që pensioni minimal në vendin e tij të jetë 450 euro.

Ai ka njoftuar sot se janë bërë ndryshime në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor.

“Evropa tani 2! Kuvendi i Malit të Zi miratoi ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor të propozuar nga Qeveria, në bazë të të cilave pensioni minimal do të jetë 450 euro nga 1 janari”, ka njoftuar ai.

Ndërkaq ndryshimet janë votuar në mbledhjen e Kuvendit të Malit të Zi.

Pensioni minimal në Malin i Zi tash i bie të jetë tri herë më i lartë se në Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu