Nga 18 maji në Shqipëri hapen xhamitë (VIDEO)

Vetëm pas 18 majit, xhamitë dhe kishat do të mund të hapin dyert për besimtarët e tyre. Ritet fetare do të kryhen sipas një rregulli që do të përcaktohet nga drejtuesit e besimit mysliman dhe të krishterë në bashkëpunim me komitetin teknik të ekspertëve për përballimin e pandemisë.

Në komunikimin në distancë që pati me përfaqësuesin e lartë të klerit, kryeministri Edi Rama, kërkoi hartimin e një plani masash mbrojtëse nga vetë ata, gjithnjë, sipas praktikave që ndjek secila fe.

Ndryshe nga drejtuesit e tjerë fetarë, Ylli Doçi, kryetar i “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” i tha drejtpërdrejt kreut të qeverisë se nuk mund të flasë me apriori se kur mbyllen apo hapen institucionet e besimit.

Ai shprehu rezerva edhe për masat lehtësuese në raport me kishat dhe xhamitë.

Prej 11 Marsit të gjitha xhamitë dhe kishat janë mbyllur si masë mbrojtëse për të frenuar përhapjen e virusit.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu