Nga Amerika vjen një lajm i mirë për Kosovën. Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Kjo është helmuese për Vuçiqin

Demokratët do të mbajnë kontrollin e Senatit amerikan pas fitores në shtetin e Nevadës.

Senatorja Chatherine Cortez Mastro ka mposhtur në Nevada kundërkandidatin e saj republikan, Adam Laxalt, i cili ishte mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump.

E këtë fitore të demokratëve, ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, e ka cilësuar si një lajm shumë të mirë për Kosovën.

Derisa, ai shtoi se ky lajm është helmues për Vuçiqin dhe jo i mirë për Trumpin/Grenellin dhe mbështetësit e tyre të opozitës së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

“Lajmi më i lumtur për Kosovën deri në këtë moment: Në SHBA demokratët e fituan kontrollin e senatit.

Por, jo lajm i mirë për Trumpin/Grenellin dhe disa dashamirë të tyre në mesin e opozitës në Kosovës.

Në qoftë se delegacionet nga opozita kanë menduar të udhëtojë për SHBA për një takim me Grenellin, le te harrojnë! Tung, fitorja e senatit nga demokratikëtë po ashtu ishte një lajm helmues për Vuçiqin. Se Vuçiqi kishte ngulitur sytë në CNN tërë natën”! është shkruar në postim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu