Nga Elon Musk te Jeff Bezzos, kush janë 10 njerëzit më të pasur në planet sipas Forbes

Elon Musk vijon të kryesojë listën e njerëzve më të pasur në botë, ndërsa pasuria e 10 miliarderëve kryesorë ka arritur në një rekord të ri prej 2.8 trilionë dollarësh.

Forbes ka publikuar listën e saj më të fundit të 10 njerëzve më të pasur në botë, bazuar në vlerat e pasurive të tyre në mesnatën e 1 shtatorit.

Në total, dhjetë miliarderët kanë një pasuri të kombinuar prej rreth 2.8 trilionë dollarësh, nga 2.6 trilionë dollarë që ishte vlera e kombinuar një muaj më parë.

Në krye të listës qëndron Elon Musk, pasuria e të cilit pësoi një rritje të ndjeshme gjatë muajit gusht. Aksionet e SpaceX u rritën me 33%, ndërsa ato të Tesla-s me 18%, duke i shtuar Musk rreth 202 miliardë dollarë pasurisë së tij vetëm gjatë muajit të kaluar.

Kjo vjen pas një korriku negativ për miliarderin, kur pasuria e tij ra me rreth 363 miliardë dollarë.

Me një pasuri neto prej rreth 892 miliardë dollarësh, Musk është tashmë shumë pranë shifrës prej 1 trilion dollarësh. Nëse vazhdon me këtë ritëm, ai mund të bëhet sërish njeriu i parë në histori që arrin këtë nivel pasurie.

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në botë?

Sipas renditjes së Forbes, lista e 10 miliarderëve më të pasur është:

Elon Musk – 892 miliardë dollarë

Larry Page – 277 miliardë dollarë

Jeff Bezos – 268 miliardë dollarë

Sergey Brin – 256 miliardë dollarë

Michael Dell – 241 miliardë dollarë

Mark Zuckerberg – 197 miliardë dollarë

Larry Ellison – 193 miliardë dollarë

Jensen Huang – 191 miliardë dollarë

Steve Ballmer – 155 miliardë dollarë

Amancio Ortega – 148 miliardë dollarë

Pas Musk, vendin e dytë e mban Larry Page, bashkëthemeluesi i Google, me një pasuri prej 277 miliardë dollarësh. Në vendin e tretë renditet themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, me 268 miliardë dollarë.

Lista vijon me bashkëthemeluesin tjetër të Google, Sergey Brin, me 256 miliardë dollarë, ndërsa Michael Dell, themeluesi i Dell Technologies, renditet i pesti me 241 miliardë dollarë.

Në vendin e gjashtë është Mark Zuckerberg, me 197 miliardë dollarë, i ndjekur nga themeluesi i Oracle, Larry Ellison, me 193 miliardë dollarë.

Në tetëshen e parë përfshihet edhe Jensen Huang, CEO i Nvidia, me 191 miliardë dollarë. Dy vendet e fundit në dhjetëshen e Forbes mbahen nga ish-CEO i Microsoft, Steve Ballmer, me 155 miliardë dollarë, dhe themeluesi i Inditex, Amancio Ortega, me 148 miliardë dollarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu