Duket se po forcohen bindjet e kryeprokurores speciale Katica Janeva se këto ditë persona të rëndësishëm do të ftohen të deklarohen në prokurorinë speciale. Këto ditë në ndërtesën e porta Kuzman afër klubit të deputetëve mund të vërehen se si hynë e dalin kryetar të komunave dhe ish kryetarë, ish ministra, funksionarë të policisë e shumë personalitete të ndryshme që kanë mbajtur funksione por edhe që vazhdojnë të mbanë, njofton Zhurnal.
Të ftuarit vizitojnë Katica Janevën të vetëm e disa edhe të shoqëruar nga avokat e bashkëpunëtorë e për këtë vizitë ato duhet të deklarohen lidhur me lëndë të hapura që prokuroria specialee është nën hetim e sipër.
Për herë të dytë e për lëndë të ndryshme në prokurorinë speciale u paraqit kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski. Në shoqëri të avotakit Nikola Dodevski u paraqit edhe ish ministrja Jankullovska a para saj edhe shefi i kabinetit të drejtorit të kundërzbulimit Toni Jakimovski. Të premten duhej të paraqiteshin sekretari gjeneral Kiril Bozinovski, ish ministri i transportit Mile Janakievski dhe ish kryetarja e komunës Qendër, Violeta Alarova. Në fillim të kësaj jave sic informojnë burime pranë prokurorisë speciale duhet të paraqiten edhe anëtarja aktuale e KSHZ Silvana Boneva, deputeti Samka Ibrahimovski dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.