Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,82% në raport me vendimin e datës 23.06.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 0,945%, te nafta për 1,174%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 0,425% dhe te mazuti ka ulje për 1,806%. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EURODIZELIT (D-E V), ulen për 1,00 den/litër, deri sa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, ulet për 0,986 denarë/kg dhe do te jet 53,305 den/kg.

Nga data 28.06.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 -109,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 -111,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) -109,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) -107,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,305 (denarë/kilogram)

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,35%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 28.06.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu