Nga mesnata në Maqedoni pjesërisht shtrenjtohen derivatet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut ka miratuar vendim të ri për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, me një mesatare prej 0,46 për qind krahasuar me vendimin e 18 majit.

Sipas vendimit, i cili hyn në fuqi nga mesnata e 27 majit, rritje prej 0,50 denarë për litër do të pësojnë benzina dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, ndërsa çmimi i naftës (dizelit) mbetet i pandryshuar.

Çmimet e reja maksimale janë:

* EUROSUPER BS-95: 87,50 denarë/litër
* EUROSUPER BS-98: 89,50 denarë/litër
* EURODIZEL BS (D-E V): 92,00 denarë/litër
* Vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1): 94,00 denarë/litër
* Mazut M-1 NS: 51,144 denarë/kilogram

Nga KRRE bëjnë të ditur se në tregjet botërore çmimet referente të derivateve kanë shënuar rënie, por zhvlerësimi i denarit ndaj dollarit për 1,0116 për qind ka ndikuar në llogaritjen përfundimtare të çmimeve./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu