Nga mesnata sërish rriten çmimet e naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,89% në raport me vendimin e datës 8.6.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,249 %, te nafta për 3,681 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,681 % dhe te mazuti për 1,405% .

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPERI BS-98 rriten për 1,50 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 3,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,809 den/kg dhe tani do të jetë 56,317 den/kg.

Nga data 14.6.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 111,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 113,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 107,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 105,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 56,317 (denarë/kilogram)

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,049%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 14.6.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu