Nga mesnata s’ka më orë policore në Maqedoni

Qeveria vendosi shfuqizimin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Duke filluar nga mesnata nuk do të ketë më orë policore. Gjithashtu hiqet kufizimi prej 100 mysafirëve në dasma dhe lejohen koncertet e ahengjet.

Vendimi erdhi pas rekomandimit të Komisionit të Sëmundjeve Infektive, i cili vlerësoi se situata epidemiologjike në vend është stabilizuar nga ulja e numrit të rasteve pozitive të Covid19 dhe rritja e numrit të vaksinuarve.

Qeveria:

“Hiqet tërësisht ora policore. Nuk ka më kufizim prej maksimum 100 mysafirëve në dasma dhe ahengje. Por, duhet të respektohen protokollet shëndetësore. Lejohen manifestime, koncerte dhe ahengje në klube të hapura. Me kapacitet deri maksimum 50% të objektit, por jo më shumë se 1000 persona”.

Masa që më së shumti bëri bujë është lejimi i organizimit të dasmave në numër më të madh të mysafirëve. Meqë vitin e kaluar ishin të ndaluara, sivjet në fillim të sezonit të dasmave, vërehet dyfishi i rezervimeve. Kjo ka bërë që bizneset e vogla që kanë lidhshmëri me industrinë e dasmave të ringjallen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu