Nga nesër rriten me 8-10% çmimet e produkteve ushqimore bazë, rikthehet TVSH-ja

Përfundojnë disa nga masat kundër krizës, pas së cilës pritet rritje shtesë e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Nga 1 qershori me kthimin e TVSH-së buka, mielli i llojit 400, sheqeri, gjalpi, qumështi i lopës, mishi, orizi, vezët dhe makaronat, do të shtrenjtohen automatikisht për 8-10%.

Do të shfuqizohet edhe masa e importit pa doganë të lëndëve të para për industrinë e mishit. Me heqjen e të gjitha këtyre masave, inflacioni shndërrohet në kërcënim për qytetarët, të cilët thonë se çmimet janë të tashmë të papërballueshme.

Rritje automatike të çmimeve pritet të ketë edhe tek derivatet e naftës, gazit dhe benzinës e si rezultat i kthimit të normës së TVSH-së nga 10% në 18%.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu