Nga shtatori pagat në Maqedoni do rriten, ja kush përfiton?

Partia në pushtet LSDM paralajmëron se nga shtatori do të nis rritja e rrogave në disa sektorë të rëndësishëm në vend.

Shtrenjtimi i pagave do të jetë në mbrojtje, polici, arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve.

“Me Ligjin për shërbimin në ushtri, i miratuar së fundmi, ofrohen përfitime shtesë për ushtarët dhe punonjësit e mbrojtjes, ndërsa pagat në këtë sektor nga shtatori do të rriten mesatarisht për 2000 denarë. Nga i njëjti muaj do të ketë rritje të pagave të punëtorëve në arsim dhe mbrojtje të fëmijëve, ndërsa pagat në MPB do të rriten për pesë për qind”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve do të ketë rritje rekord të pensioneve për mbi 320 mijë pensionistë.

“Edhe në kohë krize ekonomike globale, ne mbetemi të përkushtuar ndaj masave dhe politikave që sigurojnë një standard më të lartë jetese dhe më shumë para në çdo familje”, thuhet në deklaratë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu