Nga shtatori Prokuoria Speciale zhvendoset në objekt të ri

Prokuroria Speciale në fillim të shtatorit punën e saj do ta vazhdojë në hapësirat e reja në rrugën “Franklin Ruzvelt”, ku po përfundon adaptimi dhe përgatitjet e objektit të ri, konfirmojnë për Agjencinë e Lajmeve “Meta”, transmeton Portalb.

“Janë në përfundim përgatitjet për objektin e ri dhe në rrjedha është procesi i zhvendosjes në hapësirat e reja. Presim tanimë të fillojmë në shtator dhe të vazhdojmë me punë atje”, thuhet në përgjigjen e PSP, në pyetjen se deri ku janë përgatitjet dhe a do të vazhdojë prokuroria me punë që nga shtatori në hapësirat e reja, ashtu siç edhe u paralajmërua.

Në mëngjesin e sotëm përpara hapësirave të PSP-së, ishte vetëm një zyrtar policor, i cili e ruan ndërtesën. Ai tha shkurt, se këto janë hapësirat e reja të PSP-së, megjithatë, nuk e di se kur do të fillojë të funksionojë me punë.

Përshtypja nga jashtë, është se punët ndërtimtare janë të mbaruara dhe se pritet të vendosen edhe pajisje të reja në hapësirat. /Portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu