Nga sot Greqia nisi t’i pranojë pasaportat e Maqedonisë

Qytetarët e Maqedonisë nga sot mund hynë në Greqi vetëm me pasaportë. Greqia tashmë i hoqi nga përdorimi listat që ua jepte qytetarëve të Maqedonisë, për shkak se nuk e pranonin pasaportën.

Autoritetet greke dje kanë dhënë urdhër shërbimeve kufitare për zbatimi e rregullave të reja për hyrjen e qytetarëve nga Maqedonia.

Tani Greqia i pranon pasaportat e Maqedonisë ku shkruan Republika e Maqedonisë, dhe ku ka vulë që shkruan” “Ky dokument udhëtimi i takon Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Qytetarët deri në vitin 2024 duhet t’i ndërrojnë pasaportat me të rejat ku do të jetë emri i ri i shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu