Nga Vuhani i Kinës në Golem, studentja shqiptare rrëfen per “kryeqytetin” e koronavirusit

Josilda Ndreaj është studentja shqiptare që deri para disa ditësh jetonte në Vuhan epiqendrën e koronavorusit. Pas një udhëtimi të gjatë dhe strapacues ajo u kthye pranë familjes në Golem dhe po tenton ta harrojë atë çfarë përjetoi në Kinë. Josilda, e cila apeloi përmes Top Channel të ndihmohej për t’u kthyer në Shqipëri tregon në një intervistë ekskluzive përjetim e situatës në Wuhan.

“Si fillim mendova të informohem sa më shumë për koronavirusin sepse për të gjithë ne ishte një situatë e re pasi informacioni nuk është ende në masën e duhur për ta kuptuar se cfarë virusi është. U informova në mënyra rë ndryshme duke lexuar artikuj nga mediat kineze. Kjo ishte faza e parë e të kuptuarit cfarë po ndodhte. Në universitetin tonë ska asnjë student të prekur madje vijojnë të merren masa për parandalimin e përhapjes së virusit në zonën e kampusit universitar”- thotë ajo.

Josilda tregon momentin kur mori vendimin të kthehej pranë familjes.

Ajo thotë se: “menaxhova situatën të kthehem sa më shpejt në Shqipëri. Ky ishte vendimi që unë mora nuk mund të vijoja të jetoja atje në gjendjen që isha. Isha e pasigurtë për situatën sepse ato momente nuk arrin të kuptosh pasi gjërat ndodhin shumë shpejt pasi çdo ditë merr informacion se ka ngjarje nga ky virus dhe unë ndodhesha vetëm. Nëqoftëse do të infektohesha apo diçka e tillë nuk kisha as mbështetjen e familjarëve dhe të ndonjë autoriteti tjetër. Për këtë arsye mendova se ishte më e mirë të distancohesha deri një moment tjetër.

Pyeti Josildën nëse edhe studentët e tjerë shqiptarë atje duan të kthehen.

“Mendoj se kjo nuk mbetet në vullnetin e studentëve shqiptarë pasi kufinjtë atje janë të mbyllur e si pasojë nuk ka shumë mënyra transporti. Me sa jam e informuar ata janë në pritje të një udhëzimi të ri se si do të vijojë situata, nëse do të jetë i mundur rrugëkalimi në territore të tjera apo do të hapet aksesi për të udhëtuar jashtë Wuhanit” – tha ajo.

Josilda na tregon se çfarë ndodhi gjatë udhëtimit nga Shiani për në Pekin, në Milado për të mbërritur në Shqipëri.

“Në çdo zonë që kam kaluar jam kontrolluar duke nisur nga Shiani. Mund t’ju them se në sistemin e metrove kishte kontrolle të temperaturës. Më pas kur ti kalon në aeroport kontrollohesh se nga vjen. Ke dy ose më shumë kontrolle temperature në të gjitha pikat ku kalon. Edhe në Milano stacioni fundor për Air China u kontrolluam 3 apo 4 herë nga mjekët italianë. Nuk na lanë të dalim nga avioni pa u kontrolluar.

Të gjithë pasagjerët u kontrolluan disa herë për siguri maksimale mendoj. Në Shqipëri gjithashtu me kontrolluan pasi vija nga Kina dhe kalova me sukses pa asnjë problem. Ishte e njëjta situatë pasi kisha kaluar kontrolle të mëparshme mbi tre filtra minimum” – thotë Josilda.

Josilda Ndreaj thotë se u surprizua nga reagimet pas lajmit të publkuar në Top Çhannel për rastin e saj.

Menjëherë pas kronikës në Top Channel shumë njerëz u solidarizuan për të më ndihmuar dhe kjo ishte diçka që më habiti e më bëri të kuptoj se ka shumë njerëz pozitivë. Më mbetet që t’i falenderoj e t’ju jem shumë mirënjohëse të gjithë atyre që më ofruan ndihmë në një moment të tillë. Shumë faleminderit!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu