Nga Xhamia vjen thirrja e ezanit, Rama ndërpret fjalën ne Librazhd

Kryeministri Rama ka qenë në Librazhd, ku ka zhvilluar një takim me banorët e këtij qyteti. Teksa ka qenë duke folur për zhvillimin e Librazhdit dhe për aktualitetin politik, papritur ka nisur të këndojë hoxha i xhamisë së Librazhdit.

Menjëherë Rama ka ndërprerë fjalën duke thënë “Pushim”, gjë që është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit dhe për disa minuta kanë qëndruar pa folur.

“Humbjen e tyre përpiqen ta shohin si fajin tonë dhe më e bukura është kur mendojnë se kanë gjetur rrugën për ta bindur popullin, duke e bërë për budalla. (dëgjohet zëri nga xhamia) Pushim!”, ka thënë Rama dhe është ulur në karrige.

Pas pak, Edi Rama është ngritur dhe ka thënë me batutë: “Ndoshta kjo ndërprerje ishte për të thënë që duhet të flasim për gjëra më të rëndësishme se për opozitën.”/Opinion.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu